Fotografia është një gjuhë universale, dhe një mjet i domosdoshëm dhe mjet i fuqishëm personal që mund të na ndihmojë të lidhemi me botën e bukur dhe të larmishme që jetojmë dhe magjinë që kemi brenda.
Handikos Gjakovë, përgjatë vitit 2020 në kuadër të projektit “Përmes artit shfaqim aftësitë tona” të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS, ka kontraktuar një ekspert/fotograf për realizimin e kursit të fotografisë.
Si rezultat i këtij projekti, nga viti 2020 ka grupin e fotografëve të rinjë, të cilët janë mjaft aktiv në përcjelljen e aktiviteteve të realizuara nga Handikos Gjakovë e po ashtu këta të rinjë të talentuar forografimin e shfrytëzojnë edhe për rekreacion duke zhvilluar foto të ndryshme në natyrë, monumente historike etj.