Të gjithë mund të vallëzojmë!
Në vitin 2021, në kuadër të projektit “Pjesmarrja në jetën kulturore e personave me aftësi të kufizuara”, financuar nga MKRS, “Handikos Gjakovë” ka angazhuar një ekspert/koreograf të vallëzimit i cili ka punuar me të rinjët e kësaj organizate.
Tashmë ne si organizatë kemi edhe grupin e vallëzimit të cilët në baza të rregullta bëjnë ushtrime, ku rezultatin e tyre e shfaqin në aktivitete të ndryshme, veqanërisht në shënimin e datave të rëndësishme në kuadër të cilave shpesh here organizohen programe kulturo artistike .
Vallja gjithëpërfshirëse ndjek një transformim shoqëror në përgjigje të vështirësive të përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara, qofshin ato fizike, shqisore dhe / ose intelektuale.