HANDIKOS

Edhe pse zyrtarisht të themeluar me 01/07/2016, programet dhe eksperienca e “Handikos Gjakovë” datojnë që nga viti 1980 kur shërbentë si shoqata e invalidëve e cila përfaqesonte të gjitha llojet e aftësis së kufizuar, më tej nga viti 1999 deri me 2016 kemi shërbyer si degë e organizates Handikos Kosova, ndërsa nga Korriku 2016 jemi regjistruar si OJQ lokale me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilesore për personat me aftësi të kufizuara (PAK) në nivel lokal. Organizata jonë është e licensuar për ofrimin e shërbimeve dhe operon me një staf profesional dhe të licencuar nga Ministria Punës e Mirëqenes Sociale. Gjatë gjithë këtyre viteve që kemi ofruar shërbime për personat me aftësi të kufizuara, kemi arritur të krijojmë një besueshmëri tek komuniteti për cilësinë e shërbimeve tona. Me vetë faktin se kemi eksperiencë të gjatë në këtë fushë, nënkupton se shërbimet tona nuk kane qenë të përkohshme dhe jane pjesë e planeve tona afatgjate. Handikos Gjakovë ka një përvojë të gjatë dhe solide në ofrimin e shërbimeve, duke ofruar shërbime të përgjithshme të rehabilitimit të bazuara në komunitet (CBR) që nga viti 1999, në të cilat ka pilotuar dhe ofruar një sërë modelesh të Shërbimeve Sociale të Bazuara në Komunitet. Përvoja dhe sfondi i Handikos Gjakovë mbulon të gjitha kërkesat në lidhje me misionin, qëllimin e synuar, me fushë veperimtarinë dhe aktivitetet e parapara.

Handikos Gjakovë e ka të fokusuar punën e saj në pesë lloje të shërbimeve sociale të bazuara në komunitet:

1. Rehabilitimi primar fizikal dhe psiko social;

2. Shërbime të qëndrimit ditor;

3. Shërbime të ofruara në shtëpi;

4. Shërbime për jetesë të pavarur; dhe

5. Shërbime për pajisje ndihmese.