Një nga aktivitetet e “Handikos Gjakovë” janë edhe kampanjat dhe fushatat avokuese me qëllim përmirësimin e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara.
Rroli i prindërve në aktivitetet avokuese është rrol i pazëvendësueshëm, pasi që janë zë i fuqishëm tek institucionet lokale dhe qëndrore për përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve me aftësi të kufizuara, andaj për këtë qëllim Handikos Gjakovë përgjatë vitit 2021 ka themeluar Këshillin e Prindërve Avokues të fëmijëve me aftësi të kufizuara
Po ashtu në kuadër të projektit ““Promovimi i arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara”, projekt i financuar nga Ambasda e Zvicres Swiss Federal Departament of Foreign Affaires (FDFA), Handikos Gjakovë ka kontraktuar një kompani lokale me qëllim të zhvillimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për periudhen 2021 – 2023, të Këshillit Avokues të Prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara.