Në vitin 2021, në kuadër të projektit “Pjesmarrja në jetën kulturore e personave me aftësi të kufizuara”,  financuar nga MKRS, “Handikos Gjakovë” ka angazhuar një eksperte/trajnere të aktrimit e cila ka punuar me të rinjët e kësaj organizate.

Tashmë ne si organizatë kemi edhe grupin e teatrit amatorë, ku  të rinjët e këtij grupi në baza të rregullta bëjnë ushtrime/prova teatrale, ku rezultatin e tyre e shfaqin në aktivitete të ndryshme, veqanërisht në shënimin e datave të rëndësishme në kuadër të cilave shpesh here organizohen programe kulturo artistike .

Teatri është art i fjalës së folur. Kur krijimi letrar luhet në skenë me interpretimin e aktorëve krijohet arti teatror. Ngjarja vendoset në një hapsirë të caktuar që quhet skenë.