Një nga të drejtat elementare është edhe e drejta për argëtim dhe sport. Kur flasim për personat me aftësi të kufizuara kjo e drejtë nuk respektohet mjaftueshëm.

Në vitin 1945 veteranët e Luftës së II-të Botërore të hospitalizuar në spitalet e Massachusetts SHBA, me vetë iniciativë filluan adaptimin e lojës së Basketbollit për personat me aftësi të kufizuara duke filluar të lozin të njëjtën lojë me karroca. Gradualisht ky sport filloi të popullarizohet duke u përhapur në Angli, Evropë dhe në mbarë globin.

Në Kosovë, që nga vitet 1999/2000 basketbolli në karroca, iniciuar nga Handikos, basketi në karroca është ndër sportet e para të aplikueshme në vend për personat me aftësi të kufizuara. Çdo vit, me mbështetje të ndryshme basketbolli në karroca është avancuar.

Klubi i basketit në karroca i Gjakovës, është mjaft aktiv ku me angazhimin e tyre përgjatë viteve ka arritur mjaft suksese në garat lokale dhe nacionale duke triumfuar me vend të I-rë.