Peshkimi sportiv është një gjueti mjaft emocionuese për kapjen e peshkut dhe në të njëjtën kohë kontakt i ngushtë me natyrën. Peshkatari përpiqet të zbulojë sekretet e natyrës, sekretet e jetës së peshkut, përpiqet të përmirësojë trajtimin e tij, të përmirësojë aftësitë e tij të peshkimit.
Bukuria e lumenjëve, liqeve dhe brigjeve të tyre, ajri i pastër, ecja, kanë një efekt të dobishëm në trup, forcojnë sistemin nervor dhe përmirësojnë mirëqenien.
Me qëllim të angazhimit të personave me aftësi të kufizuara në aktivitetet sportive, Handikos Gjakovë nga viti 2018 ka krijuar klubin e peshkatarëve sportive-rekreativ. Ky sport është i disponueshëm për njerëzit e të gjitha moshave. Aksesueshmëria, argëtimi dhe përfitimet e pamohueshme shëndetësore kontribuojnë në adoptimin e gjerë të peshkimit sportiv.
Që nga viti 2018 Handikos Gjakovë në bashkëpunim me shoqatën e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ të personave me aftësi të kufizuara “Qingji Ujit” dhe ShPSR “Ereniku” në baza të rregullta organizojnë garat lokale dhe nacionale të pëeshkimit në kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, ku pëeshkatarët nga Gjakova kanë arritur shpesh herë të triumfojnë me vende të I-ra