Rehabilitimi i bazuar në Bashkësi – RBB –është strategji, në kuadër të zhvillimit të përgjithshëm të bashkësisë, për rehabilitim, barazim të mundësive dhe përfshirje sociale të fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuar. Rehabilitimi (RBB) zhvillohet përmes përpjekjeve të kombinuara të vetë personave me aftësi të kufizuar, familjeve të tyre, bashkësive dhe shërbimeve përkatëse të shëndetësisë, arsimit, shërbimeve profesionale dhe sociale”. Rehabilitimi i Bazuar në Bashkësi (RBB) orientohet nga parimi i respektimit të të drejtave, i të qenurit një ambient i hapur, i respektueshëm dhe me një sjellje të natyrës pjesëmarrëse ku mendimi i përfituesve të shërbimit kërkohet dhe merret në konsideratë. Ofrimi i shërbimeve mbështetet në parimin për të kontribuar në ngritjen e një modeli të qëndrueshëm integrimi e zhvillimi, i cili synon të garantojë për të gjithë mundësinë e përmbushjes së nevojave bazike, si edhe një perspektivë zhvillimi të qëndrueshëm për të ardhmen.
Këshillimi dhe Menaxhimi i Rastit – Menaxhimi i rastit është një komponent i rëndësishëm dhe përdoret sidomos në ofrimin e shërbimeve për PAK-t të cilët kërkojnë përgjigje profesionale shumëdisiplinore. Si metodë, besohet të jetë shumë efikase dhe me kosto efektive për ofrimin e shërbimeve të shumëfishta, gjithëpërfshirëse dhe intensive. Menaxhimi i rastit është një mënyrë për të rritur fleksibilitetin, vazhdimësinë dhe reagimin e ofrimit të shërbimeve; për të siguruar një qasje të gjithëmbarshme gjatë planifikimit dhe vlerësimit të rasteve bazuar në nevojat individuale dhe pikat e forta të PAK-ve dhe familjes së tij / saj. Menaxhimi i rastit është një mënyrë e organizimit dhe kryerjes së punës me përfituesin për të adresuar nevojat individuale të PAK-ve (dhe familjes së tij/saj) në mënyrë të përshtatshme, sistematike dhe me kohë, nëpërmjet mbështetjes dhe/ose referimeve të drejtpërdrejta.
Programit të Intervenimit të Hershëm- Portage, Programi përfshin regjistrimin e rregullt të reagimeve mbi përparimin e fëmijës dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmirren. Programi Portage është dizajnuar për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve të moshës parashkollore në mjedisin e shtëpisë përmes ndërtimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të prindërve të tyre. Asisitim për fëmiun për zhvillimin e shkathtësive si dhe të shfrytëzimin e kapacitetit ekzistues, këshillon dhe ndihmon për vetëkujdesje dhe aktivitete ditore si ushtrime të lëvizjes, pastrim, larje, gatim etj., me qëllim të pavarësimit të tij/saj për aktivitete ditore.
HEART – Shërimi dhe edukimi përmes arteve – Healing and Education Through the Arts “, një qasje me bazë artet për të ofruar mbështetje psikosociale për PAK-t e prekur nga shqetësime e rënda, ose kronike. Ky program përdor artet – vizatimin, pikturën, skulpturën, muzikën, vallëzimin, dhe dramën/rrëfimin –për t’i ndihmuar PAK-t të përpunojnë dhe komunikojnë ndjenjat që lidhen me përvojat e tyre. Procesi i shërimit fillon kur një PAK ndan kujtimet dhe ndjenjat e tij/saj, qoftë në mënyrë verbale ose nëpërmjet shprehjes artistike, me një të rritur të cilit i beson, që tregon dhembshuri për fëmijën dhe e dëgjon në mënyrë mbështetëse. Rezultati përfundimtar është që një PAK ndihet më pak i izoluar, më i lidhur me bashkëmoshatarët e tij/saj dhe i sigurt midis të rriturve që i beson në jetën e tij/saj, dhe në mbarë komunitetin. Kjo nga ana tjetër mund të ndikojë në rritjen e vetëbesimit të PAK-ve, duke u ndjerë më i sigurt, më i aftë dhe me më shumë gjasa për të mësuar. Përveç përdorimit të arteve për shërim, HEART përdor gjithashtu metodat e të nxënit krijues me bazë artet për ta bërë edukimin më ndërveprues dhe më dëfryes në lëndë të ndryshme si matematikë, gjuhë dhe lexim, histori etj. Krahas arteve për shërim dhe arteve për të nxënit, HEART përdor gjithashtu edhe artet për dëfrim, për të organizuar aktivitete zbavitëse dhe tërheqëse, dhe për t’i njohur fëmijët me traditat e kulturës dhe arteve të atij vendi. Metodolologjia e Bibliotekës së Lodrave. Libraria e lodrave është një vend ku prindërit mund të pajisen me lodra cilësore, në të cilat nuk kanë qasje në përditshmëri, lodra këto që janë të dizajnuara për të përkrahur dhe inkurajuar rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Paralelisht me këtë aktivitet, ofrohet edhe këshillim, aktivitete udhëzuese dhe ofrim të informatave për prindërit. Këshillimi i dizajnuar për të përmirësuar kujdesin e fëmijëve dhe nëse është e nevojshme, referimin tek specialistët jashtë Qendrës së rehabilitimit në komunitet, i cili mund të jetë i dobishëm për familjen dhe fëmijën. PLAYDAGOGY – Nga viti 2020 “Handikos Gjakovë” ka filluar implementimin e programit “Playdagogy & Edukimi përmes sportit ndryshimi i mentalitetit për aftësitë e kufizuara” për të cilin program stafi është trajnuar nga organizata Play International Aktivitetet sportive socio-edukative të këtij programi janë të dizajnuara për të integruar të gjitha grupet në shoqëri, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia ose aftësia e tyre. Lojërat janë krijuar për të inkurajuar të mësuarit aktiv, për të përmirësuar vetëvlerësimin e të rinjve dhe për të mësuar vlerat themelore të tilla si loja e ndershme, respekti (e vetvetes, të tjerëve dhe rregullave) dhe shpirti i ekipit.